Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë Sh.T Reinout Vos në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë Sh.T Reinout Vos, zhvilloi një vizitë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ku u mirëprit fillimisht nga Zëvendësrektorja e Universitetit Prof.Dr. Elvira Fetahu, e cila e prezantoi me historinë, kontributin dhe veprimtarinë e universitetit në vend, rajon dhe më gjerë, gjithashtu diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit institucional në fushën e arsimit.

Më pas Z. Vos, zhvilloi një diskutim të hapur me studentë, pedagogë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, ku mundën të diskutojnë mbi procesin, rëndësinë dhe pritshmëritë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pa anashkaluar edhe vlerat e shtuara që Shqipëria do t’i sjellë vetë BE-së.  

Në fjalën e saj përshëndetëse Zëvendësrektorja e Universitetit të Elbasanit Prof. Dr. Elvira Fetahu, u ndal në rëndësinë e institucioneve të dijes, në rolin e të rinjve si ambasadorët më të mirë të një kombi, aktorët kryesorë që do të udhëheqin vendin drejt ndryshimeve të mëdha, por njëkohësisht ndërtuesit e një të ardhme më të mirë, më të drejtë dhe më të integruar në familjen e madhe evropiane.

Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë Sh.T Reinout Vos në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”