Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

LAIA – Laboratorët e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri dhe Kosovë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mori pjesë në takimin e parë të projektit "Laboratorët e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri dhe Kosovë – LAIA" në Universitetin e Pireut në Greqi, të cilët janë edhe liderët e projektit.

Ky projekt,  financuar nga Programi Erasmus+ KA2 CBHE i Bashkimit Evropian, ka bashkuar universitete të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Danimarka me synimin e krijimit të kurrikulave të nivelit master në fushën e inteligjencës artificiale  në rajon duke mundësuar formimin e ekspertëve të inteligjencës artificiale  

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është shpresëplotë në impaktin pozitiv që do të ketë ky projekt në forcimin e kapaciteteve arsimore, për të qenë bashkëkohor me kërkesat e tregut ndërkombëtar, si edhe me zhvillimin e teknologjisë.

LAIA – Laboratorët e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri dhe Kosovë

Studentët e Klubit Studentor Vullnetari të Universitetit të Elbasanit i bashkohen Qendrës së Autizmit, Elbasan në kuadër të muajit të Autizmit

Studentët e Klubit Studentor Vullnetari, zgjodhën që në kuadër të muajit të Autizmit t'i bashkoheshin aktivitetit sportiv të organizuar nga Qendra e Autizmit, Elbasan.

Për studentët  kjo ishte një përvojë për të kontribuar në nxitjen e aftësive dhe talenteve të fëmijëve me autizëm në komunitetin tonë.

#"Ne mundemi por së bashku"!

#qendraautizmitelbasan

Studentët e Klubit Studentor Vullnetari të Universitetit të Elbasanit i bashkohen Qendrës së Autizmit, Elbasan në kuadër të maujit të Autizmit

Trajnim me temë “Përdorimi i platformës Qualtrics; një mjet për hartimin e pyetësorëve” në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua me sukses trajnimi me në fokus doktorantët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Trajnimi me temë  “Përdorimi i platformës Qualtrics; një mjet për hartimin e pyetësorëve” u zhvillua nga Dr. Merita Hoxha dhe kishte në fokus njohjen me rrjetin kërkimor ndërdisiplinor COST Association, si ai ndihmon kërkuesit shkencorë, hartimi i pyetësorëve përmes platformës Qualtrics, si edhe trajtoi aspekte teorike duke vënë theksin në këshilla dhe rekomandime të vlefshme për të pranishmit.

Trajnimi i zhvillua në bashkëpunim me COST Action 21114- CLIL Network for Languages in Education: Towards bi-and multilingual disciplinary literacies (CLILNetLE) dhe Dr. Craig Neville nga Kolegji Universitar Cork.

Trajnim me temë “Përdorimi i platformës Qualtrics; një mjet për hartimin e pyetësorëve” në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvilloi me sukses “Ditët e Informimit”, si edhe mori pjesë në Edicionin e 16-të e Panairit "Work & Study" 2024

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses ditët e informimit të maturantëve në qytete të ndryshme, si edhe mori pjesë në Edicionin e 16-të e Panairit "Work & Study" 2024, përfaqësuar nga Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni, si edhe personeli akademik.

Këto takime vijnë si qëllim për të informuar të rinjtë për gamën e gjerë të programeve të studimit që Universiteti i Elbasanit ofron, ku spikasin programet prioritare, për personelin e kualifikuar akademik, kushtet bashkëkohore infrastrukturore, ofrimin e këshillimit për studentët aktualë dhe ata të ardhshëm, programin Erasmus+🇪🇺, si edhe mundësitë e kryerjes së praktikave profesionale nga studentët në sajë të marrëveshjeve të bashkëpunimit që UE ka me institucione publike dhe jopublike.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvilloi me sukses “Ditët e Informimit”, si edhe mori pjesë në Edicionin e 16-të e Panairit "Work & Study" 2024

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare “Paqja, bota virtuale dhe lufta e armatosur”, zhvilluar në Universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali

Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof.dr. Skender Topi, së bashku me kolegë të universitetit, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Paqja, bota virtuale dhe lufta e armatosur”.

Në fjalën e tij, ai vuri theksin në rëndësinë që kanë tematika të tilla për t’u diskutuar në nivel akademik, duke parë momentet në të cilat rajoni, Europa dhe bota po kalojnë.

Kjo konferencë u përshëndet gjithashtu nga Zëvendësministri i Drejtësisë të Italisë, Z. Francesco Paolo Sisto dhe Rektorja e Universitetit "Alcide De Gasperi" i Ekonomisë Eurorajonale, Znj. Magdalena Sitek.

Në fund të fjalës së tij, Prof. Topi, ftoi organizatorët që konferenca e radhës të mbahej në Universitetin e Elbasanit.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare “Paqja, bota virtuale dhe lufta e armatosur”, zhvilluar në Universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali

Një grup nxënësish të klasës së 11-të të gjimnazit “Dhaskal Todri”, vizituan Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Fillimisht, nxënësit të shoqëruar nga mësuesja e tyre, znj. Manjola Tahiraj, u pritën nga Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit ku u informuan rreth fakulteteve përbërëse dhe rreth  programeve të studimit që UE ofron, u njohën më nga afër me zyrën e karrierës dhe rëndësinë që ajo ka për jetë studentore, për mundësinë që u ofron studentëve në zhvillimin e praktikave profesionale dhe krijimin e kontakteve me bizneset e partnerë të tjerë për të mundësuar punësimin e tyre.

Gjithashtu gjimnazistët u informuan rreth programit Erasmus+ dhe internshipeve studentore, për marrëveshjet e bashkëpunimit që UE ka me institucione të ndryshme etj.

Të drejtuar nga Zyra e Këshillimit të Karrierës, realizuan një guidë në ambjentet e Korpusit Qëndror të Universitetit ku vizituan laboratorë të ndryshëm, Amfiteatrin, duke u ndalur në fund te Biblioteka e Universitetit.

Një grup nxënësish të klasës së 11-të të gjimnazit “Dhaskal Todri”, vizituan Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”