Universiteti i Elbasanit zhvillon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Praktikave Profesionale
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit, Elbasan, për të katërtin vit rradhazi, zhvilloi ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të praktikave profesionale.
Në fjalën e saj përshëndetëse Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof.dr. Elvira Fetahu, theksoi rëndësinë e kryerjes së praktikave profesionale, duke garantuar fitimin e një përvoje kualifikuese, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale dhe personale.
Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Elbasan, Znj. Marsida Hyseni, shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit me Universitetin e Elbasanit në zhvillimin e praktikave profesionale, si edhe përgëzoj të rinjtë për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
Ftojmë të gjithë të rinjtë për të përfituar nga mundësitë që ofrohen falë programit të Praktikave Profesionale.
Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në suksesin e këtyre praktikave dhe urime të përzemërta për të gjithë të rinjtë që morën pjesë! Ju urojmë suksese të mëtejshme!