Universiteti i Elbasanit zhvillon takimin e parë të projektit të fituar "HEGenAI”
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" ka zhvilluar takimin e parë të grupit të punës për projektin më të ri të fituar, "HEGenAI: Exploring Generative AI in Assessment and Feedback for Higher Education".
Projekti, i koordinuar nga Danmarks Tekniske Universitet (DTU), në partneritet me universitete prestigjoze, do të zgjasë për një periudhë 3-vjeçare, duke filluar zbatimin në shtator 2024.
Kjo iniciativë inovatore, e financuar nga Erasmus+ KA220-HED, synon të eksplorojë dhe zbatojë përdorime inovative të AI gjeneruese (GenAI) në arsimin e lartë për të përmirësuar praktikat e vlerësimit dhe reagimit në institucione të ndryshme evropiane dhe joevropiane.
Universiteti i Elbasanit zhvillon takimin e parë të projektit të fituar "HEGenAI”