Konstituimi i anëtarëve të rinj të senatit akademik dhe dekanëve të zgjedhur të fakulteteve në UE
U zhvillua në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", mbledhja e parë e konstituimit të anëtarëve të rinj të Senatit akademik dhe dekanëve të zgjedhur të fakulteteve.
Në fjalën e hapjes, rektorja e Universitetit Prof. Dr. Elvira Fetahu, u uroi suksese në punën e tyre anëtarëve të Senatit Akademik, me përfaqësues nga personeli akademik dhe studentor, si edhe zëvendësrektorëve dhe dekanëve të përzgjedhur.
Në këtë takim, Senati Akademik miratoi propozimin e Rektores së Universitetit Prof. Dr. Elvira Fetahu për kandidaturat e propozuara si zëvendësrektorë për kërkimin shkencor Prof.dr. Skender Topi dhe për anën mësimore Prof.as.dr Rezarta Tahiraj.
Konstituimi i anëtarëve të rinj të senatit akademik dhe dekanëve të zgjedhur të fakulteteve në UE