Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në kuadër të projektit “SHAPE”, zhvilloi aktivitetin sportiv të radhës në Kompleksin Sportiv "Shefqet Lamçja”

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", në vazhdën e aktiviteteve sportive, në kuadër të projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit, ka zhvilluar në Kompleksin Sportiv "Shefqet Lamçja" të qytetit të Elbasanit aktivitetin e radhës.

Nga sfidat e futbollit, volejbollit, e deri te garat argëtuese me thasë dhe vezë, të rinjtë pjesëmarrës treguan shpirtin e tyre garues dhe të ekipit.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në kuadër të projektit “SHAPE”, zhvilloi aktivitetin sportiv të radhës në Kompleksin Sportiv "Shefqet Lamçja”

Pasurohet Biblioteka e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, me 4 tituj të rinj librash, në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve profesionale të studentëve të shkencave sociale dhe të punonjësve të shërbimeve sociale”

Në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve profesionale të studentëve të shkencave sociale dhe të punonjësve të shërbimeve sociale”, mbështetur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), si pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” (LNB), që zbatohet me Qeverinë Shqiptare dhe i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), biblioteka e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u pasurua me 4 tituj të rinj librash:

1️-“Metodat e kërkimit social” nga Eduard Bell, Alan Bryman, Steven Kleinknecht, i sjellë në gjuhën shqipe nga profesorët: Visar Dizdari, Elona Dhëmbo, Elisabeta Osmanaj dhe Skerdi Zahaj.

Më shumë

Zhvillohet aktiviteti i radhës në Qendrën Sociale Balashe në kuadër të Projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani, në vijim të aktiviteteve sportive në kuadër të projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit, zhvilloi sot aktivitetin e radhës në Qendrën Sociale Balashe.

Këto iniciativa forcojnë lidhjet mes brezave dhe promovojnë shëndetin dhe mirëqenien për të gjithë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen në ditët në vazhdim.

Zhvillohet aktiviteti i radhës në Qendrën Sociale Balashe në kuadër të Projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit

Fakulteti i Shkencave të Edukimit nis ciklin e trajnimeve për punonjësit socialë dhe psikologët

Fakulteti i Shkencave të Edukimit zhvilloi sot hapjen e ciklit të trajnimeve për punonjësit socialë dhe psikologët, duke filluar me trajnimin “Metodat e Kërkimit në Shkenca Sociale” për të vazhduar më pas me 2 module të tjera:  “Menaxhim Rasti” dhe “Puna me grupe”.

Dekania e Fakultetit, Prof.as.dr Elisabeta Osmanaj, u ndal në rëndësinë e edukimit në vazhdim për institucionin, si edhe për të gjithë punonjësit socialë dhe psikologët që zgjedhin Universitetin e Elbasanit për rritjen e kapaciteteve në profesionet e tyre.

Fakulteti i Shkencave të Edukimit në partneritet me Universitetin e Tiranës dhe atë të Shkodrës sjell gjithashtu 4 tituj librash shumë të rëndësishëm për studentët dhe punonjësit e shërbimit social, të cilët do të ofrohen falas për studentët dhe janë cilësuar si botimet më të mira në Europë në fushën përkatëse:

Më shumë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, organizon Javën e Sportit në kuadër të Projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" çel në kuadër të projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit në Parkun Rinia, ceremoninë hapëse të një jave të ndryshme aktivitetesh sportive.

Ky aktivitet bëri bashkë studentë maturantë, akademikë dhe pjesëmarrës nga grupmosha të ndryshme.

Java e Sportit, organizuar në kuadër të projektit SHAPE, synon të promovojë stilin e jetesës aktive, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete të ndryshme sportive.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, organizon Javën e Sportit në kuadër të Projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit

Konstituimi i anëtarëve të rinj të senatit akademik dhe dekanëve të zgjedhur të fakulteteve në UE

U zhvillua në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", mbledhja e parë e konstituimit të anëtarëve të rinj të Senatit akademik dhe dekanëve të zgjedhur të fakulteteve.

Në fjalën e hapjes, rektorja e Universitetit Prof. Dr. Elvira Fetahu, u uroi suksese në punën e tyre anëtarëve të Senatit Akademik, me përfaqësues nga personeli akademik dhe studentor, si edhe zëvendësrektorëve dhe dekanëve të përzgjedhur.

Në këtë takim, Senati Akademik miratoi propozimin e Rektores së Universitetit Prof. Dr. Elvira Fetahu për kandidaturat e propozuara si zëvendësrektorë për kërkimin shkencor Prof.dr. Skender Topi dhe për anën mësimore Prof.as.dr Rezarta Tahiraj.

Konstituimi i anëtarëve të rinj të senatit akademik dhe dekanëve të zgjedhur të fakulteteve në UE