Fakulteti i Shkencave të Edukimit nis ciklin e trajnimeve për punonjësit socialë dhe psikologët
Fakulteti i Shkencave të Edukimit zhvilloi sot hapjen e ciklit të trajnimeve për punonjësit socialë dhe psikologët, duke filluar me trajnimin “Metodat e Kërkimit në Shkenca Sociale” për të vazhduar më pas me 2 module të tjera: “Menaxhim Rasti” dhe “Puna me grupe”.
Dekania e Fakultetit, Prof.as.dr Elisabeta Osmanaj, u ndal në rëndësinë e edukimit në vazhdim për institucionin, si edhe për të gjithë punonjësit socialë dhe psikologët që zgjedhin Universitetin e Elbasanit për rritjen e kapaciteteve në profesionet e tyre.
Fakulteti i Shkencave të Edukimit në partneritet me Universitetin e Tiranës dhe atë të Shkodrës sjell gjithashtu 4 tituj librash shumë të rëndësishëm për studentët dhe punonjësit e shërbimit social, të cilët do të ofrohen falas për studentët dhe janë cilësuar si botimet më të mira në Europë në fushën përkatëse:
Metodat e kërkimit social, edicioni i 6-të, një botim i OXFORD, si pjesë e literaturës bashkëkohore për të gjithë studentët e këtij fakulteti
Menaxhimi i rastit
Praktika e punës sociale
Puna me grupet
Këta libra janë një pasuri e rëndësishme për studentët dhe profesionistët!
Fakulteti i Shkencave të Edukimit nis ciklin e trajnimeve për punonjësit socialë dhe psikologët