Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, organizon Javën e Sportit në kuadër të Projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" çel në kuadër të projektit SHAPE dhe Javës Ballkanike të Sportit në Parkun Rinia, ceremoninë hapëse të një jave të ndryshme aktivitetesh sportive.
Ky aktivitet bëri bashkë studentë maturantë, akademikë dhe pjesëmarrës nga grupmosha të ndryshme.
Java e Sportit, organizuar në kuadër të projektit SHAPE, synon të promovojë stilin e jetesës aktive, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitete të ndryshme sportive.