Pasurohet Biblioteka e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, me 4 tituj të rinj librash, në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve profesionale të studentëve të shkencave sociale dhe të punonjësve të shërbimeve sociale”
Në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve profesionale të studentëve të shkencave sociale dhe të punonjësve të shërbimeve sociale”, mbështetur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), si pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” (LNB), që zbatohet me Qeverinë Shqiptare dhe i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), biblioteka e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u pasurua me 4 tituj të rinj librash:
1️-“Metodat e kërkimit social” nga Eduard Bell, Alan Bryman, Steven Kleinknecht, i sjellë në gjuhën shqipe nga profesorët: Visar Dizdari, Elona Dhëmbo, Elisabeta Osmanaj dhe Skerdi Zahaj.
2️-“Bazat e menaxhimit të rastit. Shprehitë dhe praktikat për shërbimet humane” nga Nancy Summers, sjellë në gjuhën shqipe nga profesorët: Juliana Ajdini, Brilanda Lumanaj, Galsvinda Biba.
3️-“Hyrje në praktikën e punës me grupe” nga Ronald W. Toseland, Robert F. Rivas, sjellë në gjuhën shqipe nga profesorët: Eljona Kulluri, Armando Shëngjegji, Brilanda Lumanaj.
4️-“Praktika e punës sociale” nga Jonathan Parker, sjellë në gjuhën shqipe nga profesorët: Izela Tahsini, Galzvinda Fili, Sabina Belshaku.
Këto botime janë përgatitur nga Universiteti Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale; Universiteti i Elbasanit “A. Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “L. Gurakuqi”, Fakulteti i Edukimit.