Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Prof.dr. Skender Topi zhvillon një takim në Akademinë Kombëtare të Sporteve "Vassil Levski", Bullgari

Prof.dr. Skender Topi, zhvilloi një takim të frytshëm me Rektorin e Akademisë Kombëtare të Sporteve "Vassil Levski", Bullgari, Prof. Krasimir Petkov, ku u diskutua mbi projektet e ndërmarra midis dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët.

Prof. Petkov prezantoi prioritetet e Akademisë Kombëtare të Sporteve në kushtet aktuale ekonomike në Evropë dhe në Ballkan, ndërsa Prof. Topi theksoi se ndërkombëtarizimi është ndër synimet kryesore strategjike të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, jo vetëm në aspektin e pranimit të afërt në BE 🇪🇺, por edhe në funksion të dëshirës për ta ngritur institucionin në rangun e universiteteve të njohura evropiane.

Më shumë

Përmbyllen me sukses “Ditët e Informimit” për programin Erasmus+🇪🇺 në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani”

Organizimi i "Ditëve të Informimit" për programin e suksesshëm të mobiliteteve Erasmus+, në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", prej vitesh ka rezultuar një mundësi e shkëlqyer për studentët, për t’u njohur me avantazhet që ofron ky program, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar. 

Gjatë këtyre takimeve, ata patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, të cilët ofruan mbështetje të vazhdueshme për studentët e interesuar për t'u informuar apo për t'u bërë pjesë e eksperiencës Erasmus+.

Më shumë

Takim i veçantë në kuadër të Tetorit të Librit!

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizojnë një cikël takimesh kushtuar librit.

Në këtë seri takimesh, patëm kënaqësinë të mirëpresim znj. Loreta Schillock, e cila ndau me studentët përvojën e saj si përkthyese në gjuhën gjermane të një cikli poezish nga Dritëro Agolli, si dhe përkthimin e një numri të madh veprash nga shkrimtarë të tjerë.

Ju ftojmë të na bashkoheni në takimet në vijim me të ftuarit e radhës, për të diskutuar mbi librin, rëndësinë dhe ndikimin e tij. Një mundësi për të ndarë mendime dhe për të thelluar pasionin për letërsinë.

Takim i veçantë në kuadër të Tetorit të Librit!

Fakulteti i Shkencave të Edukimit, ka qenë destinacioni i rradhës për “Ditët e Informimit”, për programin Erasmus dhe projektet e financuara nga Bashkimi Europian

Sot, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, u zhvillua dita e tretë e "Ditëve të Informimit", për programin Erasmus+, ku studentët  u njohën me mundësitë e mobilitetit ndërkombëtar për vitin akademik 2024-2025.

Studentët patën mundësinë të diskutojnë me përfaqësuesit e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, të cilët shpjeguan hapat e aplikimit dhe detajet e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian, për zhvillimin e kapaciteteve.

Më shumë

Leksion i hapur "Siguria Kibernetike në Epokën Digjitale" në Fakultetin Ekonomik

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" , u mbajt një leksion i hapur me temë "Siguria Kibernetike në Epokën Digjitale", në kuadër të aktiviteteve me Bordin Këshillimor të Biznesit, pranë këtij universiteti. Dekani i fakultetit, Prof.as.dr. Shpëtim Çerri, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të studentëve në këtë diskutim aktual dhe gjithëpërfshirës.

Temën e prezantuan dy ekspertë të sigurisë kibernetike, njëkohësisht anëtarë të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, Z. Reglend Xhango, menaxher i sigurisë në OTP Bank dhe kryetar i Komitetit të Sigurisë Kibernetike të AAB-së, si dhe znj. Entela Prifti, menaxhere e sigurisë në Raiffeisen Bank dhe anëtare e Komitetit të Sigurisë Kibernetike të AAB-së.

Pas prezantimit, studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të diskutojnë rreth sigurisë kibernetike, duke treguar interes dhe kuriozitet për këtë fushë.

Leksion i hapur "Siguria Kibernetike në Epokën Digjitale" në Fakultetin Ekonomik

Fakulteti Ekonomik ishte ndalesa e radhës për aktivitetin 'Ditët e Informimit', për të prezantuar mundësitë e mobilitetit studentor në kuadër të Programit Erasmus+

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Elbasanit vijoi sot "Ditët e Informimit” për mobilitetet e studentëve me programin Erasmus+, për vitin akademik 2024-2025.

Pas suksesit të ditës së parë, sot u informuan studentët e Fakultetit Ekonomik, mbi mundësitë e shumta që ofron programi Erasmus+ dhe projektet e financuara nga Bashkimi Europian për ngritjen e kapaciteteve.

Studentët shfaqën një angazhim të veçantë gjatë sesionit informues, duke u bërë pjesë e këtij procesi që hap dyert drejt një eksperience të re akademike dhe kulturore.

Fakulteti Ekonomik ishte ndalesa e radhës për aktivitetin 'Ditët e Informimit', për të prezantuar mundësitë e mobilitetit studentor në kuadër të Programit Erasmus+

situs toto