Universiteti i Elbasanit merr pjesë në takimin e 2-të të partnerëve të projektit LAIA në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë
Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (UMSH) u zhvillua takimi i 2-të i partnerëve të projektit LAIA (Laboratories of Artificial Intelligence in Albania and Kosovo), i financuar nga Bashkimi Europian. Ky projekt synon të promovojë inovacionin dhe përmirësojë arsimin në fushën e Inteligjencës Artificiale përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.
Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof.dr. Elvira Fetahu, vlerësoi këtë projekt si një mundësi të shkëlqyer për të marrë dije të thelluara në fushën e Inteligjencës Artificiale, për studentët dhe personelin akademik.
Të pranishëm ishin përfaqësues nga universitetet e Shqipërisë, Greqisë, Danimarkës dhe Kosovës, të cilët prezantuan realizimet dhe objektivat e ardhshme të projektit, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së njohurive dhe avancimit të Inteligjencës Artificiale në edukim.