Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, sesion leximi me studentët e gjermanistikës

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u organizua një sesion leximi me studentët e gjermanistikës mbi librin historik "Roli i marinës gjermane në luftën e Kosovës 1998/99, të historianit Dr.phil. Heiko Herold. 

Në prezantimin e tij, Dr.Herold, ndau me studentët eksperiencën e tij në krijimin e librit, duke mos munguar në fund dhe dhurimi i 2 librave për biblotekën e universitetit.

Më shumë

Organizohet sesioni informues “Punime kërkimore në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar" midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizoi në ambjentet e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", sesionin informues për prezantimin e thirrjes "Punime kërkimore në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar", midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Z.Marin Beluli, Oficer i Antenës Elbasan, i prezantoi studentët me programin IPA, tematikat dhe prioritetet, strukturat përgjegjëse për zbatimin dhe objektivat kryesore të tij, kriteret dhe udhëzimet e nevojshme për aplikimin nga ana e studentëve për punën kërkimore.

Më shumë

Prezantohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, projekti "Ringjallja e Zanateve tradicionale përmes brezit të ri"

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", është lancuar projekti "Ringjallja e Zanateve tradicionale përmes brezit të ri", një bashkëpunim midis Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Shoqatës "Tjetër Vizion".

Ky projekt ka si qëllim edukimin jo-formal të të rinjve në Bashkinë Elbasan, ofrimin e zhvillimit të aftësive të të rinjve nëpërmjet këshillimit dhe orientimi i tyre drejt sipërmarrjes artizanale.

Më shumë

Promovohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” libri i shkrimtarit dhe publicistit Fatmir Toçi

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", është promovuar libri "Arbëreshët midis realitetit dhe mitit", i shkrimtarit dhe publicistit Fatmir Toçi.

Vepra është një monografi historiko-kulturore e arbereshëve, qendresës dhe e mbijetesës së tyre përgjatë shekujve. Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendësrektori Prof.as.dr Peçi Naqellari, theksoi rëndësinë që ka kjo vepër për studimin e komunitetit arbëresh, për studiuesit e disiplinave të ndryshme dhe për biblotekën universitare, duke qenë kështu gjithnjë i referueshëm.

Më shumë

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” workshopi me temë “Bankat dhe Pandemia"

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", Bordi Këshillimor i Biznesit, organizoi Workshopi-n me temë "Bankat dhe Pandemia". Gjatë këtij takimi, për studentët u  trajtua impakti i krijuar përgjatë pandemisë në ecurinë e ekonomisë dhe roli i sektorit bankar në mbështetjen e konsumatorit.

Z.Altin Turhani, Menaxher i përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare Dega Elbasan, e nisi fjalën e tij, duke shprehur falenderim të veçantë për Rektorin Prof.dr. Skender Topi, për përkujdesjen e treguar në mundësimin e aktiviteteve që lidhin teorinë me praktikën dhe në krijimin e hapësirave për studentët, për ta parë më mirë të ardhmen e tyre.

Më shumë

U organizua në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Workshopi me temë “Via Egnatia - potencial zhvillimi ekonomik, i parë si aset turistik”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Bordin Këshillimor të Biznesit, kanë organizuar Workshopin me temë: “Via Egnatia - potencial zhvillimi ekonomik, i parë si aset turistik”.

Në këtë aktivitet, Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit e Turizmit Malor, njëkohësisht nënkryetar i Bashkisë Elbasan, Z.Artur Guni, në prezantimin e tij, vuri theksin në njohjen e trevave shqiptare dhe më gjerë, përmes aktivizimit në ekspedita dhe guida të organizuara.

Më shumë