Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Prezantohet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, libri i Prof.as.dr. Ardjan Turkut

Prezantohet libri i Prof.as.dr. Ardjan Turkut “Formësimi i kompetencave të mësuesve të rinj, përmes praktikave profesionale”.Ky prezantim vjen si pjesë e aktivitete që FSHE "organizon "në kuadër të nismës “Muaji Mars muaji i mësuesisë në FSHE”.

Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, vuri theksin në rëndësinë që ka promovimi i teksteve akademike dhe pasurimi i bibliotekës me studime të mirëfillta, të cilat do të kenë gjithmonë mbështetjen e rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Profesor Ardjan Turku e konsideroi studimin si mjaft të rëndësishëm për të gjithë studentët e degëve të mësuesisë, pedagogët që mbulojnë praktikat profesionale si dhe për mësuesit mentorë. Ai theksoi faktin se studime të tilla krijojnë hapësira për debate të mëtejshme në aspektin shkencor dhe akademik.

Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Prof.as.Elisabeta Osmanaj, ftoi të gjithë profesorët, studiuesit, shkrimtarët të promovojnë punët e tyre në FSHE, duke e konsideruar këtë botim si një praktikë të mirë për standardizimin e praktikave profesionale në degët e mësuesisë.

Profesor Tomor Plangarica, në cilësinë e recensuesit të librit, solli në vëmendje elementët dallues të librit, vlerat e tij në fushën e mësuesisë si dhe problematikat të cilave ky libër përpiqet t’u japë përgjigje.

Ky aktivitet u mbyll me diskutime nga pedagogë dhe studentë të fakultetit.