Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Përvoja dhe sfida në formësimin e kompetencave profesionale të studentëve përmes praktikës në shkollë”
Më 20-21 dhjetor 2017, në mjediset e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan u mbajt Konferenca Ndërkombëtare “Përvoja dhe sfida në formësimin e kompetencave profesionale të studentëve përmes praktikës në shkollë”. Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, Universitetin “Neofit Rilski” Bulgari, Universitetin e Tiranës, Universitetin e Korçës, Universitetin e Durrësit, Universitetin e Shkodrës, Universitetin e Mitrovicës, IZHA dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale, Elbasan.
Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Prof.Asc.Dr.Valentina Haxhiymeri, u ka uruar mirëseradhjen të pranishmëve në këtë konferencë, duke theksuar se kjo konferencë vjen si një promovim, shpërndarje eksperience dhe përmbyllje e projektit kërkimor shkencor “Reforma në arsimin parauniversitar dhe praktikat profesionale si komponent i rëndësishëm në formimin e mësuesve fillestarë, në IAL. Realiteti dhe sfidat përmes kërkimit shkencor, analizës dhe gjetjeve”, hartuar dhe realizuar nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim në Edukim, në bashkëpunim me Departamentin e Metodologjisë së Mësimdhënies, të Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
Zv/Ministrja e MASR, zj. Besa Shahini, në fjalën përshëndetëse vlerësoi këtë sipërmarrje dhe evidentoi edhe njëherë rëndësinë që ka kërkimi shkencor në fushën e edukimit dhe atë të përgatitjes së mësuesve fillestërë, si parakusht për t’i dhënë zgjidhjen e duhur sfidave aktuale. Ajo nënvizoi dhe kërkoi nga IAL-et që rezultatet e gjetjeve, konkluzionet, në të cilat do të mbërrijë projekti dhe konferenca të kthehen në iniciativa partneriteti me të gjithë aktorët, përfshirë MASR, me qëllimin e vënies në rrugën e zgjidhjes.
I pranishëm në këtë konferencë, Zv/Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr.Peçi Naqellari evidentoi projektin si një përpjekje në kohën e duhur për t’i dhënë zgjidhje sfidave aktuale në përgatitjen e mësuesve fillestarë dhe si model i bashkëpunimit midis FSHE, FSHN, FSHH të UE dhe më gjerë. Ai adresoi nevojën e akteve nënligjore për të vënë në rrugën e zgjidhjes raportet institucionale midis IAL-ve dhe APU nga këndvështrimi i praktikës profesionale. Në seancën plenare prezantuan idetë e tyre rreth modeleve dhe sfidave të praktikave profesionale të përgatitjes së mësuesve fillestarë përfaqësues të Universitetit të Bolonjës dhe Universitetit të Tiranës. Drejtori i Qendrës për Kërkim dhe Zhvillim në Edukim, pranë FSHE, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, prezantoi projektin, ecurinë e tij, gjetjet dhe produktet.
Pjesë e rëndësishme e aktiviteteve përmbyllëse ishte workshop-i i organizuar nga FSHE dhe DAR, ku u paraqitën eksperiencat e mentorimit të studentëve gjatë praktikave profesionale në shkolla, me fokus zbatimin e kornizës kurrikulare në Arsimin Parauniversitar. Prezantime në këtë workshop pati edhe nga Universiteti i Vlorës dhe i Durrësit. Rreth 101 kërkues shkencorë, pedagogë dhe punonjës të arsimit parauniversitar kontribuan në 60 referime përgjatë 10 sesioneve të kësaj konference.
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Përvoja dhe sfida në formësimin e kompetencave profesionale të studentëve përmes praktikës në shkollë” ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Zhvillohet_Konferenca_Ndrkombtare_Prvoja_dhe_sfida_n_formsimin_e_kompetencave_profesionale_t_studentve_prmes_praktiks_n_shkoll-1.jpg)
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Përvoja dhe sfida në formësimin e kompetencave profesionale të studentëve përmes praktikës në shkollë” ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Zhvillohet_Konferenca_Ndrkombtare_Prvoja_dhe_sfida_n_formsimin_e_kompetencave_profesionale_t_studentve_prmes_praktiks_n_shkoll-2.jpg)
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Përvoja dhe sfida në formësimin e kompetencave profesionale të studentëve përmes praktikës në shkollë” ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Zhvillohet_Konferenca_Ndrkombtare_Prvoja_dhe_sfida_n_formsimin_e_kompetencave_profesionale_t_studentve_prmes_praktiks_n_shkoll-3.jpg)
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Përvoja dhe sfida në formësimin e kompetencave profesionale të studentëve përmes praktikës në shkollë” ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Zhvillohet_Konferenca_Ndrkombtare_Prvoja_dhe_sfida_n_formsimin_e_kompetencave_profesionale_t_studentve_prmes_praktiks_n_shkoll-4.jpg)
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Përvoja dhe sfida në formësimin e kompetencave profesionale të studentëve përmes praktikës në shkollë” ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Zhvillohet_Konferenca_Ndrkombtare_Prvoja_dhe_sfida_n_formsimin_e_kompetencave_profesionale_t_studentve_prmes_praktiks_n_shkoll-5.jpg)
![Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Përvoja dhe sfida në formësimin e kompetencave profesionale të studentëve përmes praktikës në shkollë” ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Zhvillohet_Konferenca_Ndrkombtare_Prvoja_dhe_sfida_n_formsimin_e_kompetencave_profesionale_t_studentve_prmes_praktiks_n_shkoll-6.jpg)