“Askush nuk varfërohet duke dhuruar“ - aktivitet në ndihmë të familjeve në nevojë
Më datë 17 dhjetor 2017, studentët e degës Punonjës Social të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Universiteti “Aleksandër Xhuvani“, në vigjilje të festave të Krishtlindjes organizuan aktivitetin me temë “Askush nuk varfërohet duke dhuruar“. Ky aktivitet u mbështet dhe u realizua edhe në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan. Studentët dhuruan pako ushqimore dhe dhurata për 100 familje në nevojë të qytetit të Elbasanit. Kjo nismë, tashmë është kthyer në një traditë prej tre vitesh për studentët e kësaj dege, ashtu siç është dhe misioni i tyre “agjentë ndryshimi”.