Sesion informimi mbi mundësi punësimi nga Departamenti i Administratës Publike
Departamenti i Administrtës Publike (DAP) në 25 maj 2017 zhvilloi me studentët e vitit të tretë të degëve të ndryshme të sistemit Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor të Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan një sesion informimi mbi mundësitë e punësimit. Specialistët e DAP informuan mbi procedurën e regjistrimim dhe hapat që duhen ndjekur për t’u punësuar në sektorë të ndryshëm. Studentët paraqitën interes mbi këto mundësi, duke bërë pyetje të ndryshme e duke dialoguar me specilistët e fushës. Fakulteti i Shkencave të Edukimit mbetet gjithmone i hapur për mundësi të tilla, duke kryer funksionin e aktorit kryesor në ndihmë të studentëve për t’u përfshirë në tregun e punës.
![Sesion informimi mbi mundësi punësimi nga Departamenti i Administratës Publike ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Sesion_informimi_mbi_mundsi_punsimi_nga_Departamenti_i_Administrats_Publike-1.jpg)
![Sesion informimi mbi mundësi punësimi nga Departamenti i Administratës Publike ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Sesion_informimi_mbi_mundsi_punsimi_nga_Departamenti_i_Administrats_Publike-2.jpg)
![Sesion informimi mbi mundësi punësimi nga Departamenti i Administratës Publike ,UNIEL](/images/studio_ne_ue/Fakulteti_i_shkencave_te_edukimit/veprimtari/Sesion_informimi_mbi_mundsi_punsimi_nga_Departamenti_i_Administrats_Publike-3.jpg)