Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i shkencave te edukimit, Veprimtari  ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Njoftim për konkurim për personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Psikologjisë në FSHE

Departamenti i Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, për nevojat e tij në mbulimin e ngarkesës mësimore të lëndëve me profil psiko – pedagogjik që zhvillohen në programet e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve që përgatisin mësues, kërkon 1(një) personel akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2018 – 2019.

Kriteret për konkurrim janë:

  • të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca sociale/psikologjike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
  • të ketë gradën Doktor i Shkencave në profilin psiko-pedagogjik;
  • të këtë përvojë pune në mësimdhënie në arsimin e lartë dhe vlerësime pune nga titullarë;
  • të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi;
  • të ketë botime/publikime në profilin përkatës;
  • të ketë marrë pjesë në konferenca brenda dhe jashtë vendit me tematikë brenda profilit të kërkuar;
  • të ketë përvojë pune/pjesëmarrjeje në projete të ndryshme të kërkimit shkencor në arsimin e lartë;
  • të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dokumentacionin e kërkuar në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 03.09.2018 deri datë 14.09.2018 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Referenca nga titullarë
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron (noterizuar)
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
  • Raport mjeko-ligjor.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës në departament.

Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 03.09.2018 deri datë 14.09.2018 në adresën:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,

Rruga “Ismail Zyma”,

Aplikim për pozicionin e punës:Departamenti i Psikologjisë.

Elbasan

Shenim : Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te edukimit/njoftime

Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.