Njoftim për konkurim për personel akademik me kohë të plotë në departamentin e Edukimit Qytetar në FSHE
Departamenti i Edukimit Qytetar në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, për nevojat e tij në mbulimin e ngarkesës mësimore të lëndëve me profil filozofik dhe politik që zhvillohen në programet e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve që përgatisin mësues, kërkon 2(dy) personel akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2018 – 2019.
Kriteret për konkurrim për kandidatin në profilin filozofik janë
- Kandidatët të kenë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në fushën e shkencave filozofike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR.
- Kandidati ti përkasë kategorisë profesor në fushën e filozofisë.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie dhe botime në fushën e këkuar.
Kriteret për konkurrim për kandidatin në profilin e shkencave politike janë:
- të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca politike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
- të ketë gradën Doktor i Shkencave në fushën e shkencave politike;
- të këtë përvojë pune në mësimdhënie në arsimin e lartë dhe vlerësime pune nga titullarë;
- të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi;
- të ketë botime/publikime në profilin përkatës;
- të ketë marrë pjesë në konferenca brenda dhe jashtë vendit me tematikë brenda profilit të kërkuar;
- të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dokumentacionin e kërkuar në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 03.09.2018 deri datë 14.09.2018 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Referenca nga titullarë
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron (noterizuar)
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës në departament.
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 03.09.2018 deri datë 14.09.2018 në adresën:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës:Departamenti i Edukimit Qytetar.
Elbasan
Shenim :Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te edukimit/njoftime
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.