Shpallje konkursi për personel administrativ ndihmës mësimor-laborant në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve, në FSHE
Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” shpall konkurs për personel administrativ ndihmës mësimor –laborant me kohë të plotë.
Kriteret për konkurrim janë:
- Të këtë mbaruar studimet e larta në fushën e shkencave të edukimit brenda ose jashtë vendit. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese
- Të jetë njohës i programeve kompjuterike
- Të zotërojë një gjuhë të huaj
- Të ketë specializime në fushën e organizimit të sportit
- Të ketë përvojë pune në fushën e kërkuar.
- Të jetë i aftë të punojë në grup/aftësi organizuese
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në periudhën 26.02.2018 – 07.03.2018 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomave dhe të listës së notave (noterizuar).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron (noterizuar).
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në department. Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te edukimit/njoftime