Njoftim për konkurim për personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Mësimdhënies në FSHE
Departamenti Metodologji e Mësimdhënies, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, shpall konkurs për 2 (dy) personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret për konkurrim janë:
- Kandidatët të kenë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në fushën e mësimdhënies. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR
- Të ketë përfunduar studimet studimet universitare Ba/Master i shkencave në fushën e mësimdhënies me notë mesatare mbi 8.5.
- Të jetë njohës i të paktën një gjuhe të huaj (preferohet anglisht)
- Të ketë përvojë akademike në fushën e mësimdhënie dhe të kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë.
- Të ketë botime në revista shkencore në këtë fushë.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nga data 21 Shkurt – 02. Mars 2018 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomave dhe të listës së notave (noterizuar).
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron (noterizuar).
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Referenca, vërtetime nga punëdhënës apo profesorë.
- Raport mjeko-ligjor.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/ fakulteti i shkencave te edukimit/njoftime