Shpallje konkursi për pedagog me kohë të pjesëshme në Departamentin e Psikologjisë në vitin akademik 2017-2018
Fakulteti i Shkencave të Edukimit i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”për nevojat e tij për staf akademik në Departamentin Psikologji për vitin akademik 2017-2018, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në Psikologji. Diplomat jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
- Të jetë diplomuar në fushën e Psikologjise, me notë mesatare mbi 8.5.
- Të ketë përfunduar studimet Master (ekuivalente me të) në profilin Psikologji me notë mesatare 8.5.
- Të ketë përvojë mësimdhënie e kërkimi në këtë fushë.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në këtë fushë.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën përkatëse.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri brenda datës 27.09.2017 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V. të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime pasuniversitare mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomadime.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim:Formularët për plotësim gjenden në adresën:
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te edukimit/njoftime