Njoftim për hapje konkursi për pedagogë me kohë të pjesshme në Departamentin Metodologji e Mësimdhënies për semestrin e dytë 2017
Fakulteti i Shkencave të Edukimit i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij në Departamentin Metodologji e Mësimdhënies për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret për konkurrim janë:
- Të ketë përfunduar studimet doktorale në fushën e Pedagogjisë
- Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies bashkëkohore dhe kërkimit shkencor.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Të ketë bërë publikime në fushën e specialitetin përkatës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 08.03.2017 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
- Vlerësime nga punëdhënës të mëparshëm
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te edukimit/njoftime