Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin e Metodologjise se Mesimdhenies, per vitin akademik 2016-2017
Fakulteti i Shkencave të Edukimit i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”për nevojat e tij në Departamentin e Metodologjisë së Mësimdhënies për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për personelakademik me kohë të pjesshme
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca edukimi. Diplomat jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
- Të jetë diplomuar në fushën përkatëse me notë mesatare mbi 8.5.
- Të ketë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin e Mësimdhënies me notë mesatare mbi 8.5.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie apo fushën e kërkimit, të jetë i angazhuar në këtë sektor.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën mësimdhënies.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën përkatëse.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit).
- C. V. të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë www.uniel.edu.al/informacione/njoftime