Autorja e mirënjohur Helena Kadare, e ftuar nderi në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Në kuadër të 16 ditëve të sensibilizimit kundër dhunës me bazë gjinore e ftuar nderi në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, autorja e mirënjohur Helena Kadare, ka përcjellë mesazhe sensibilizimi dhe solidariteti.
"Ne sot duhet të thyejmë steriotipet e krijuara në shoqëri për gruan. Të trajtojmë këtë plagë të hershme dhe ekzistuese në shoqërinë njerëzore. Një botë që respekton gjininë femërore është më pranë perfeksionizmit."