Organizohet Sesion Informues në Universitetin e Elbasanit në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore Startup Albania
Agjencia Shtetërore Startup Albania në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" organizuan sesionin informues për studentët dhe personelin akademik për mundësinë e financimit të ideve inovatore nëpërmjet Masave Mbështetëse me Grante për startup-e.
Përfaqësues të këtij institucioni, i prezantuan studentët me thirrjen për përfitimin e granteve dhe masave mbështetëse, fondin e vënë në dispozicion, kriteret, fazat, procedurat, afatet etj.
Agjencia Shtetërore Startup Albania do të mbështesi zhvillimin e startup-ve shqiptare duke financuar individe privatë, nomadë digjitale, kompani të regjistruara, studentë e personel akademik që kanë ide inovatore.