Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit, zhvilloi me sukses Kongresin e Tretë Ndërkombëtar “Trendet e fundit në kërkimin biomjekësor, gjendja aktuale e kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut”
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Kongresin e Tretë Ndërkombëtar “Trendet e fundit në kërkimin biomjekësor, gjendja aktuale e kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut".
Me një pjesëmarrje të gjerë të profesorëve nga universitetet partnere të Barit, Aquil-ës etj, mjekëve, ekspertëve, profesionistëve të fushës dhe studentëve, ky kongres vulosi për të tretin vit radhazi suksesin e padiskutuar të tij, duke u kthyer në një platformë për të bashkëndarë ide, eksperiencë dhe zbulimet më të reja.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. dr. Skender Topi, shprehu falenderimin e tij ndaj të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve të këtij kongresi, vlerësimin për arritjet e deritanishme në fushën e biomjekësisë, si dhe cilësinë e punimeve të doktorantëve të rinj. Gjithashtu Prof. Topi, prezantoi për të pranishmit Buletinin e Parë të Ciklit të Doktoraturës në Shkencat Mjekësore Teknike, i pari në llojin e tij, punimet e të cilit do t'i shërbejnë jo vetëm shkencës dhe biomjekësisë, por edhe brezave në vijim.