Takim në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në kuadër të Tetorit Rozë
Në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra gjatë muajit tetor , nën moton #TetoriRozë i shndërruar tashmë në një muaj vetëdijësimi mbi Kancerin e Gjirit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për shtimin e masave për zbulimin e hershëm të tij, Universiteti i Elbasanit në bashkëpunim me Institutin Parlamentar, përmes Shërbimit të Edukimit Qytetar, zhvilloi në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike një aktivitet me pjesëmarrjen e studentëve, personelit akademik si edhe të deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë Znj. Desantila Tahiraj dhe Znj. Zheni Gjergji.
Në kumtesat e tyre, zëvëndësrektorja e universitetit Prof.as.dr. Elvira Fetahu, Znj.Tahiraj dhe Znj. Gjergji, diskutuan me të pranishmit një spektër të gjerë tematikash, duke u ndalur edhe në mesazhe sensibilizuese vetëdijësimi si individë dhe si shoqëri.
Takim në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në kuadër të Tetorit Rozë