Zhvillohet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike Simpoziumi Shkencor "Mbi studimin dhe vlerësimin e shëndetit mendor në periudhën Post COVID, në grupmoshat 15-24 vjeç"
Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Elbasanit, u zhvillua Simpoziumi Shkencor mbi rezultatet e studimit shkencor te Projektit me titull "Mbi studimin dhe vlerësimin e shëndetit mendor në periudhën Post COVID, në grupmoshat 15-24 vjeç". Ky projekt vjen si pjesë e projekteve të fituara në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor.
Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof.as.dr. Elvira Fetahu, në fjalën e saj, theksoi angazhimin e përbashkët për implementimin dhe suksesin e projekteve, thellimin e njohurive në fushën përkatëse, si edhe përditësimi i njohurive për studentët, për të qenë më konkurrues në tregun e punës.