Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njësitë përbërëse  ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore-Teknike të Universitetit të Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete.

Ky event shkencor u mundësua nga bashkëpunimi i Universitetit të Elbasanit me Universita degli Studi dell’Aquila dhe Universita degli Studi Aldo Moro në Itali. Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës në Maqedoninë e Veriut si dhe universitete të tjera me të cilat Fakulteti i Shkencave Mjekësore-Teknike dhe Universiteti i Elbasanit, kanë bashkëpunime.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë studentë, pedagogë, studiues, mjekë, infermierë dhe mjaft të interesuar të tjerë.

Konferenca u hap nga dekani i këtij fakulteti prof. dr. Shkëlqim Hidri.

Në fjalën përshëndetëse Rektori i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi falënderoi pjesëmarrësit, veçanërisht studiuesit nga Universiteti i L’Aquila dhe Tetovës, studentët, pedagogët dhe gjithë të pranishmit.

Mes të tjerash prof. Topi u shpreh se mbi të gjitha kjo konferencë u jep prioritet studentëve dhe se është në vazhdon e konferencave që ka organizuar Fakulteti i Shkencave Mjekësore-Teknike.

Ai ka falënderuar në mënyrë të veçantë studiuesen e Universitetit të L’Aquila Maria Grazia Cifone për suportin e dhënë nga ky universitet. Prof. Topi nënvizoi faktin se për të parën herë në Itali janë duke mbrojtur doktoraturat disa nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore-Teknike dhe që përbën një sukses të madh për mjedisin akademik shqiptar në këtë fushë. Sipas tij, bashkëpunime të tilla me pedagogët dhe studentët do të ketë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu ai ka falënderuar në mënyrë të veçantë edhe dekanin e Fakultetit të Infermierisë në Tetovë Kastriot Haxhirexha.

Konferencën e përshëndeti përfaqësuesja e Universitetit të L’Aquila Maria Grazia Cifone e cila në fjalën e saj ka falënderuar në mënyrë të veçantë prof. dr. Skënder Topi si ideatorin e ngritjes së Fakultetit të Shkencave Mjekësore- Teknike dhe punën kolosale të bërë për realizimin e bashkëpunimit mes dy universiteteve.

Edhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë së Tetovës, Kastriot Haxhirexha, përshëndeti në emër të rektorit të Universitetit të Tetovës. Ai përcolli fjalët më të mira për Universitetin dhe qytetin e Elbasanit

Gjithashtu në këtë konferencë përshëndetën edhe Drejtoresha e Qendrës Spitalore Dasantila Tahiraj, Presidentja e Urdhrit të Infermierit, Blerina Duka etj.

Në një ceremoni të veçantë, rektori prof. dr. Skender Topi, nderoi me certifikata mirënjohjeje Rektorin e Universitetit të Tetovës Vullnet Ameti , dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Kastriot Haxhirexha.

Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL Në Universitetin e Elbasanit u organizua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Infermierore në Specialitete,UNIEL