Zhvillohet konferenca Kombëtare , “Telekomunikimi ne Mjekesi”
Pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit, është zhvilluar konferenca kombëtare shkencore me temë “Telekomunikimi në Mjekësi”. Kjo konferencë ka qenë e para me këtë tematikë e organizuar në një ambient universitar, duke përbërë një risi në këtë drejtim, përsa i përket rolit të telekomunikimit në fushën e mjekësisë, në funksionin e dhënies së shërbimit shëndetësor në nivel maksimal.
Duke përshëndetur këtë konferencë Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Skender Topi, ka theksuar se inisiativa të tilla janë një ndihmesë e madhe në mënyrë të veçantë në punën e përditshme të qendrave spitalore në vend. Ai ka theksuar se ka qenë objektiv i përhershëm i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që konferencat shkencore të zhvilluara pranë tij, të kenë një impakt të drejtpërdrejtë në sistemin shëndetësor, për të mos mbetur vetëm studime të shkruara në letër dhe pa koherencë.
Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Prof.Asc.Dr. Shkëlqim Hidri, i cili theksoi faktin se tashmë organizimi i konferencave të tilla pranë këtij fakulteti është kthyer në një traditë mjaft pozitive.
Në këtë konferencë kanë qenë pjesmarrës edhe disa profesorë të huaj eminenca, si Profesor Maurizio Giuliani, Profesor Pietro Leocato dhe Profesor Vittorio Calvisi, të cilët me referimet e tyre bashkëkohore, ishin një vlerë e shtuar duke e rritur ndjeshëm nivelin akademik të saj.
Po ashtu gjatë konferencës ekspertët e sistemit të informacionit për Shëndetin Publik-SISP, qendër e cila operon prej 10 vjetësh në informatizimin e të dhënave mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, ofruan një ponoramë të sistemit, që nga pranimi i pacientëve e deri në daljen e tyre nga spitali.
Ne vazhdim, stafi akademik i Fakultetit te Shkencave Mjekesore Teknike, se bashku me stafin mjekesor te Spitalit Rajonal "Xhaferr Kongoli" Elbasan, ofruan pikepamjet e tyre persa i perket te dhenave aktuale dhe idete per zhvillimin e telekomunikimit ne mjekesi, si nje instrument qe duhet aplikuar ne nivel kombetar.