Zhvillohet Konferenca e III Kombëtare Infiermerore
Ka zhvilluar punimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan, Konferenca e 3 Kombëtare Infiermerore, organizuar nga ky fakultet dhe qendra spitalore “Xhaferr Kongoli”. Duke hapur punimet e kësaj konference Dekani i Fakultetit Prof.Dr. Skënder Topi, në praninë edhe të Rektorit të Universitetit të Elbasanit, Prof.Dr Liman Varoshi, ka theksuar edhe njëherë punën që po bëhet në fakultet dhe në gjithë Universitetin, në drejtim të përmirsimit të vazhdueshëm të proçesit të kërkimit shkencor. Prof.Dr. Skënder Topi ka theksuar se konferenca të tilla, kanë një impakt të drejtpërdrejtë përsa i përket këtij aspekti, pasi ato shërbejnë që pjesmarrësit jo vetëm të prezantojnë studimet e tyre, por edhe ti diskutojnë këto studime me kolegët dhe të bashkëveprojnë në fushat e përbashkëta për të dhënë një kontribut të posaçëm, në zhvillimet infiermeristike të vend. Edhe drejtoresha e qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, Desantila Tahiraj, ka vlerësuar këtë konferencë edhe si një kontribut real, në përmirsimin e cilësisë dhe shërbimit infiermeror në institucionin që ajo drejton, duke qenë se bashkëpunimi me Universitetin është i vazhdueshëm dhe konkret.
Më pas konferenca ka vazhduar me prezantimin e studimeve shkencore të përgatitura nga pjesmarërsit në të.