Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike është zhvilluar Simpoziumi Shkencor "Ndikimi i COVID-19 në organizimin dhe menaxhimin e sistemit shëndetësor, implementimi i një modeli epidemiologjik matematikor"
Ky aktivitet shënoi përmbylljen me sukses të projektit të parë të fituar nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në bashkëpunim me Departamentin e Matematikës, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Agjencinë e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi Kongresin e Dytë Ndërkombëtar “Trendet e fundit në kërkimin biomjekësor, gjendja aktuale e kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut".
Ky kongres ofron një platformë të veçantë ku kërkues, mjekë, ekspertë, profesionistë të fushës nga vendi e bota, u mblodhën për të ndarë eksperiencën, zbulimet dhe sfidat e fushës së kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. dr. Skender Topi, shprehu falënderimin e tij ndaj të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve të këtij kongresi dhe vlerësoi arritjet e deritanishme në fushën e biomjekësisë.
Në kuadër të marrëveshjes me Universitetin e "Tampere University of Applied Science” Finlandë, Departamenti i Infermieristikës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, zhvilloi leksionin e hapur me temë “Genomics, The future of Nursing” si fjala e fundit dhe sfida aktuale e infermieristikës. Leksionet u mbajtën nga Prof. Arja Halkoaho, aktualisht Principal Lecturer dhe lidere e “Genetic and Genomic Nursing Education – GenoNurse”, si edhe Senior Lecturer, Msc/PhD Cand. Mari Laaksonen. Leksioni u ndoq me mjaft interes nga personeli akademik dhe studentët e këtij fakulteti.
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Konferencën e 2-të Ndërkombëtare Studentore "Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”
Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij përshëndetëse, shprehu vlerësimin për rëndësinë e angazhimit studentor, duke e konsideruar këtë konferencë si platformën e duhur për të promovuar talentin e studentëve dhe për të krijuar një debat të hapur mbi temat që janë më të rëndësishme për ta. Në kuadër të kësaj konference u zhvillua edhe Konkursi Studentor i Punimeve Artistike dhe Artizanale, ku nuk munguan as çmimet për punimin më të mirë.
Emrat e fituesve për programin e studimit Doktoratë në "Shkenca Mjekësore Teknike":