Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi Kongresin e Dytë Ndërkombëtar “Trendet e fundit në kërkimin biomjekësor, gjendja aktuale e kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut".
Ky kongres ofron një platformë të veçantë ku kërkues, mjekë, ekspertë, profesionistë të fushës nga vendi e bota, u mblodhën për të ndarë eksperiencën, zbulimet dhe sfidat e fushës së kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. dr. Skender Topi, shprehu falënderimin e tij ndaj të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve të këtij kongresi dhe vlerësoi arritjet e deritanishme në fushën e biomjekësisë.
Departamenti i Infermieristikës, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, shpall konkurs për 1 (një) pozicion pune, personel akademik me kohë të plotë, i kategorisë asistent lektor.
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Konferencën e 2-të Ndërkombëtare Studentore "Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”
Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij përshëndetëse, shprehu vlerësimin për rëndësinë e angazhimit studentor, duke e konsideruar këtë konferencë si platformën e duhur për të promovuar talentin e studentëve dhe për të krijuar një debat të hapur mbi temat që janë më të rëndësishme për ta. Në kuadër të kësaj konference u zhvillua edhe Konkursi Studentor i Punimeve Artistike dhe Artizanale, ku nuk munguan as çmimet për punimin më të mirë.