Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” tryezë diskutimi në bashkëpunim me Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë, organizoi një tryezë diskutimi me titull “Ngritja e kapaciteteve në mediat audiovizive për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në pajtim me standarde etike dhe profesionale të gazetarisë”. Ky projekt u realizua me mbështetjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri.

Z. Sami Nezaj, Drejtor i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë, trajtoi me studentët aspekte të përdorimit të AI në mediat audiovizive në Shqipëri, dhe diskutoi kërkimet dhe gjetjet në lidhje me nevojën e përdorimit etik të AI, bazuar në monitorimet e mediave audiovizive shqiptare.

Më shumë

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit për dy ditë radhazi Simpoziumi Shkencor “Gjuha dhe Identiteti Kombëtar”

Në kuadër të “Vitit të Gjuhës Shqipe,” të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Institutin Albanologjik të Prishtinës, Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Fakultetin e Edukimit, Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, si dhe Akademinë e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave, organizuan për dy ditë radhazi Simpoziumin Shkencor “Gjuha dhe Identiteti Kombëtar”.

Më shumë

Universiteti i Elbasanit merr pjesë në takimin e 2-të të partnerëve të projektit LAIA në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

Në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (UMSH) u zhvillua takimi i 2-të i partnerëve të projektit LAIA (Laboratories of Artificial Intelligence in Albania and Kosovo), i financuar nga Bashkimi Europian. Ky projekt synon të promovojë inovacionin dhe përmirësojë arsimin në fushën e Inteligjencës Artificiale përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.

Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof.dr. Elvira Fetahu, vlerësoi këtë projekt si një mundësi të shkëlqyer për të marrë dije të thelluara në fushën e Inteligjencës Artificiale, për studentët dhe personelin akademik.

Më shumë

Përurohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Klinika e Ligjit në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u përurua Klinika e Ligjit, një projekt bashkëpunimi dyvjeçar me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, që do të ofrojë ndihmë juridike falas për qytetarët në nevojë. Studentët dhe profesorët e drejtësisë do të përfshihen në këtë shërbim, duke kombinuar teorinë me praktikën, ndërsa pajisjet dhe literatura e dhuruar nga OSBE-ja do të mbështesin kapacitetet e tyre.

Më shumë

Zhvillohet sesion informues mbi projektin “Harvard Simulation Days” në bashkëpunim me Protik Innovation Hub

Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit, në bashkëpunim me Protik Innovation Hub, organizoi një sesion informues mbi projektin “Harvard Simulations Days.” Ky projekt, i zhvilluar në partneritet me Ambasadën Amerikane dhe Harvard Business Publishing, përfshin një seri simulimesh që mbulojnë tematika si siguria kibernetike, sipërmarrja dhe startup-et.

Në workshop-in e mbajtur në Zyrën e Këshillimit të Karrierës dhe Alumni, morën pjesë 19 studentë nga programet e Teknologjisë së Informacionit, Matematikë-Fizikë, Punë Sociale dhe Infermieri e Përgjithshme. Studentët shfaqën interes për aktivitetin, i cili do të kulmojë në Tiranë me një simulim të madh, ku studentë të përzgjedhur nga universitetet e Shqipërisë do të sfidojnë njëri-tjetrin në një mjedis konkurrues dhe bashkëpunues.

Më shumë

Takimi prezantues për programet READ nga AADF në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani

Në Bibliotekën e Korpusit Qendror të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua një takim prezantues nga Z. Enrik Keco, përfaqësues i AADF, mbi aplikimet në programet READ. Trajnimi u fokusua në njohjen me të pranishmit me programin READ, rëndësinë e bashkëpunimit, duke u bërë pjesë kështu të një trajnimi  praktik. Pjesëmarrësit patën mundësi të marrin përgjigje për pyetjet specifike lidhur me projektet.

Inkurajojmë stafin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” të aplikojnë në këto programe praktike dhe të fokusuara për zhvillimin e profesionit.

Takimi prezantues për programet READ nga AADF në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani