Drejtoria e Prokurimeve dhe Shërbimeve

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Drejtoria e Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë ,Uniel

Drejtoria e Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Drejtoria e Standardeve dhe Kurrikulave ,Uniel


Drejtoria e Standardeve dhe Kurrikulave

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Drejtoria Juridike, Këshillimit të Karrierës dhe ALUMNI ,Uniel

Drejtoria Juridike, Këshillimit të Karrierës dhe ALUMNI

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll-Arkivës ,Uniel

Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll-Arkivës

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Drejtoria e Bibliotekës ,Uniel

Drejtoria e Bibliotekës

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Drejtoria Ekonomike ,Uniel

Drejtoria Ekonomike

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Drejtoria e Prokurimeve dhe Shërbimeve ,Uniel

Drejtoria e Prokurimeve dhe Shërbimeve

Shiko me shume

Drejtoria e Prokurimeve dhe Shërbimeve

Drejtoria e Prokurimeve dhe Shërbimeve (DPSH) është përgjegjëse për koordinimin, mbarëvajtjen, ndjekjen dhe realizimin e procedurave të prokurimit publik, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. E konkretisht:

  • Administrimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve universitare, pajisjeve teknike, të mjeteve të transportit dhe krijimin e kushteve dhe materialeve më të domosdoshme të punës për të gjithë punonjësit.
  • Evidenton dokumentacionin lidhur me projektet e godinave e territoreve në përdorim të Universitetit dhe më vonë, në pronësi të tij.
  • Parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për drejtorinë, me qëllim realizimin në kohë të tyre. Siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike, veçanërisht në lidhje me nevojat e përmirësimit të mirëmbajtjes, infrastrukturës së godinës, të sistemeve hidraulike, elektrike, ngrohjes dhe monitorimin e lëvizjes se mjeteve te transportit duke përfshirë dhe menaxhmin e karburantit
  • Siguron të dhënat e nevojshme nëpërmjet Programit Ekonomik të miratuar dhe kërkesave të strukturave përkatëse në institucion dhe së bashku me anëtarët e tjerë të njësisë së prokurimit, përgatit regjistrin e parashikimit dhe regjistrin e realizimit të procedurave të prokurimit publik.
  • Harton urdherat e prokurimit, përzgjedh llojin e procedurës, shqyrton ankesat ne lidhje me procedurat e prokurimit publik dhe dërgon njoftimet për publikim, brenda afateve kohore të procedurave të prokurimit në Agjencinë e Prokurimit Publik, në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar, “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
  • Përgatit projekt-preventivat, përllogarit fondin limit, dokumentacionin teknik(specifikimet teknike) dhe hartimin kritereve të veçanta për kualifikim të nevojshme për realizimin e procedurave të prokurimeve publike.
  • Administron të gjitha procesverbalet për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër, që lidhet me procedurat e përcaktimit të fituesit, duke përfshirë dhe procesverbalet e mbledhjeve.
  • Realizon në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të blerjeve të vogla të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me blerjet me vlerë të vogël për mallra, punë dhe shërbime, me qëllim plotësimin e nevojave të institucionit.
  • Ndjek dhe mban përgjegjësi për realizimin e procedurave të zbatimit të kontratave të lidhura me të tretët (blerje, shërbime, punë), në rastet kur anëtarë janë punonjës të sektorit te drejtorise.
  • Me përfundimin e procedurave të tenderit, sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi dorëzon dosjen në arkivin e Universitetit