Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike/ Njoftim për shpallje konkursi për personel akademik me kohë të plotë
Departamenti i Lëndëve Klinike në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për nevojat e tij për mbulim të ngarkesës mësimore kërkon 4 (katër) personel akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2019 - 2020.
Kriteret për kandidatin asistent lektor, me profil teknik laboratori:
- të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca mjekësore. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
- të ketë përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave apo ekuivalente me të në profilin teknik laboratori me notë mesatare mbi 8.5;
- të ketë mbi një vit përvojë akademike/kërkimit shkencor si dhe vlerësime nga titullarë;
- të ketë marrë pjesë në konferenca, të ketë botime/publikime brenda e jashtë vendit në profilin e kërkuar;
- të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup;
- të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të vendeve të BE-së e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
Kriteret për kandidatin lektor me profil farmaci
- të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca mjekësore. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
- të ketë gradën doktor i shkencave në farmakologji;
- të ketë mbi tri vite përvojë akademike/kërkimit shkencor si dhe vlerësime nga titullarë;
- të ketë marrë pjesë në konferenca, të ketë botime/publikime brenda e jashtë vendit në profilin e kërkuar;
- të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup;
- të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të vendeve të BE-së të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
Kriteret për kandidatin asistent lektor me profil farmaci:
- të ketë përfunduar studimet universitare brenda e jashtë vendit në shkenca mjekësore. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
- të ketë përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave apo ekuivalente me të në profilin farmaci me notë mesatare mbi 8.5;
- të ketë mbi një vit përvojë akademike/kërkimit shkencor si dhe vlerësime nga titullarë
- të ketë marrë pjesë në konferenca, të ketë botime/publikime brenda e jashtë vendit në profilin e kërkuar;
- të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup;
- të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të vendeve të BE-së të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
Kriteret për kandidatin asistent lektor me profil imazheri:
- të ketë përfunduar studimet universitare brenda e jashtë vendit në shkenca mjekësore. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
- të përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave apo ekuivalente me të në profilin imazheri me notë mesatare mbi 8.5;
- të ketë mbi dy vite përvojë akademike/kërkimit shkencor si dhe vlerësime nga titullarë,
- të ketë marrë pjesë në konferenca, të ketë botime/publikime brenda e jashtë vendit në profilin e kërkuar;
- të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup;
- të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të vendeve të BE-së e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dokumentacionin e kërkuar në rrugë postare ose zarf të nga data 09.09.2019 – 19.09.2019 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte) të noterizuara.
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit të noterizuara.
- Referenca nga titullarë
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron të noterizuara.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës në departament.
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 09.09.2019 – 19.09.2019, në adresën:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës: Departamenti i Lëndëve Klinike.
Elbasan
Shenim : Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave mjekesore teknike/njoftime
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.