Njoftim për konkurim për personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Lëndëve Paraklinike në FSHMT
Departamenti i Lëndëve Paraklinike në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për nevojat e tij për mbulim të ngarkesës mësimore kërkon 1 (një) personel akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2018-2019.
Kriteret për konkurrim të kandidatëve janë:
- të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca mjekësore. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
- të ketë përfunduar studimet Ba dhe Master i shkencave, apo ekuivalente me të, në profilin Farmaci me notë mesatare mbi 8.5.
- të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të vendeve të BE-së e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi;
- të jetë i angazhuar në kualifikim pasuniversitar.
- të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup.
- të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda ose jashtë vendit në profilin e kërkuar;
- preferohet të ketë përvojë akademike/të kërkimit shkencor/botime në revista shkencore brenda e jashtë vendit.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dokumentacionin e kërkuar në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 03.09.2018 deri datë 14.09.2018 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Vlerësime pune nga titullarë
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës në departament
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 03.09.2018 deri datë 14.09.2018 në adresën:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës:Departamenti i Lëndëve Klinike.
Elbasan
Shenim : Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave mjekesore teknike/njoftime
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronikeQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.