Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njësitë përbërëse  ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Njoftim për konkurim për personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Infermieristikës në FSHMT

Departamenti i Infermieristikës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për nevojat e tij për mbulim të ngarkesës mësimore kërkon 1 (një) personel akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2018-2019

Kriteret për konkurrim të kandidatëve janë:

  • të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca mjekësore. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR;
  • të ketë përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave, apo ekuivalente me të, në profilin Infermieror me notë mesatare mbi 8.5.
  • të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të vendeve të BE-së e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi;
  • të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar;
  • të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup;
  • të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda ose jashtë vendit në profilin infermieror.
  • preferohet të ketë përvojë akademike/të kërkimit shkencor/botime në revista shkencore brenda e jashtë vendit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dokumentacionin e kërkuar në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 03.09.2018 deri datë 14.09.2018 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Vlerësime pune nga titullarë
  • Dëshmi të gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Raport mjeko-ligjor.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 03.09.2018 deri datë 14.09.2018 në adresën:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,

Rruga “Ismail Zyma”,

Aplikim për pozicionin e punës: Departamenti i Infermieristikës.

Elbasan

Shenim : Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave mjekesore teknike/njoftime

Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronikeQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.