Shpallje konkursi për pedagog me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në vitin akademik 2017-2018
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, i Universitetit të Elbasanit“A. Xhuvani” për nevojat e tij shpall konkurs për staf akademik me kohë të pjesshme në Departamentet e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike/Infermieristikës si dhe Qendra për Zhvillim Mjedisor e Diagnostikues për vitin akademik 2017 - 2018.
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të këtë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në Shkenca Mjekësore. Diploma e fituar jashtë duhet të jetë e njohur nga MAS.
- Të ketë përfunduar studimet Master në Mjekësi e përgjithshme dhe/ose specialitete, Infermieri e Përgjithshme, Fizioterapi/Jurist/ Imazheri/ Logopedi/ Teknik Laboratori me notë mesatare mbi 8.5.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë përvojë në fushën e mësimdhënies e të kërkimit shkencor.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda ose jashtë vendit në fushën e shkencave mjekësore.
- Preferohet të ketë përvojë akademike dhe botime në revista shkencore.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri brenda datës 27.09.2017 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.