Njoftim per shlyerjen e detyrimeve.
Studentët që vazhdojnë studimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe për vitin akademik 2016 – 2017 nuk kanë shlyer detyrimet finan¬¬¬ciare: tarifë vjetore shkollimi të vitit aktual, tarifë vjetore shkollimi si përsëritës (bachelor me kohë të plotë), Këstet e pagesave në Ciklin e studimeve Master, pagesa të krediteve të mbartura (Bachelor me kohë të pjeshme - përsëritës, pagesa të krediteve të mbartura Master profesional e shkencor – përsëritës), duhet ti shlyejnë këto detyrime menjëherë.
Në rast të mosshlyerjes së tyre në bazë të Statutit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, rregullores së studimeve të Fakulteteve:
-Studentët nuk do të futen në provimet e vjeshtës
-Studentët nuk do të futen në provimet e diplomës në vjeshtë
-Studentët nuk do të regjistrohen në vitin pasardhës.
Formularin e faturës për arkëtim për secilin rast do ta tërhiqni pranë Drejtorisë ekonomike në Rektorat
Rektorati