Shpallje konkursi për personel akademik me kohë të plotë në departamentin e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij në Departamentin e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për 1 (një) personelakademiki me kohë të plotë.
Kriteret për konkurim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në Mjekësi e Përgjithshme/farmaci. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
- Të jetë diplomuar në profilin mjekësi e përgjithshme/farmaci, me notë mesatare mbi 8.5.
- Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Të ketë/jetë pjesëmarrëse në fushën e kërkimit dhe projekteve.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 05.10.2016 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime