Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njësitë përbërëse  ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentet e Lendeve Klinike dhe Paraklinike dhe te Infiermeristikes, per vitin akademik 2016-2017

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, i Universitetit të Elbasanit“A. Xhuvani”për nevojat e tij shpall konkurs për staf akademik me kohë të pjesshme në Departamentet e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike si dhe Departamentin e Infermieristikës për vitin akademik 2016-2017.

Kriteret e përgjithshme për konkurim janë:

  • Kandidati duhet të këtë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit nëShkenca Mjekësore. Diploma e fituar jashtë duhet të jetë e njohur nga MAS.
  • Të ketë përfunduar studimet Master në Mjekësi e përgjithshme dhe/ose specialitete, Infermieri e Përgjithshme, Fizioterapi, Imazheri, Logopedi, Teknik Laboratori me notë mesatare mbi 8.5.
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  • Të ketë përvojë në fushën e mësimdhënies e të kërkimit shkencor.
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda ose jashtë vendit në fushën e shkencave mjekësore.
  • Preferohet të ketë përvojë akademike dhe botime në revista shkencore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime

Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë www.uniel.edu.al/informacione/njoftime