Shpallje konkursi për personel administrativ ndihmës mësimor –laborant , për vitin akademik 2017-2018, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike
Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, shpall konkurs për personel administrativ ndihmës mësimor –laborant me kohë të plotë për vitin akademik 2017 – 2018.
Kriteret për konkurrim janë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca mjekësore. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
- Të këtë përfunduar studimet Bachelor dhe Master (ekuivalente me të) në profilin infermieri/fizioterapi me notë mesatare mbi 8
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë kryer kurse ose trajnime brenda dhe jashtë vendit në fushën e përkatëse
- Preferohet të ketë marrë pjesë në konferenca shkencore dhe të ketë botime shkencore në fushën përkatëse.
- Të jetë njohës dhe përdorues i mirë i programeve bazë kompjuterike, vërtetuar me dëshmi
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese dhe përvojë në fushën e kërkimit dhe projekteve.
- Të jetë i aftë të punojë në grup
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” deri datë 15.11.2017 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron (noterizuar)
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në Fakultet.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave mjekësore teknike/njoftime