MODALITET PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË PROGRAMIN E STUDIMIT DOKTORATË NË “SHKENCAT MJEKËSORE TEKNIKE”, PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022
Program i studimit të doktoratës në “Shkenca Mjekësore Teknike” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor në Shkenca Mjekësore Teknike”. Programi i doktoratës synon të nxisë kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore, për të sjellë risi në mendimin shkencor.