Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Konferencën e 2-të Ndërkombëtare Studentore "Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”
Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij përshëndetëse, shprehu vlerësimin për rëndësinë e angazhimit studentor, duke e konsideruar këtë konferencë si platformën e duhur për të promovuar talentin e studentëve dhe për të krijuar një debat të hapur mbi temat që janë më të rëndësishme për ta. Në kuadër të kësaj konference u zhvillua edhe Konkursi Studentor i Punimeve Artistike dhe Artizanale, ku nuk munguan as çmimet për punimin më të mirë.
Qendra për Kërkim dhe Zhvillim në Edukim, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, shpall konkurs për 1 (një) pozicion pune, personel akademik me kohë të plotë, i kategorisë lektor.
Shpallje konkursi për 1 (një) pozicion pune, personel akademik me kohë të plotë, i kategorisë lektor
Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të projektit “Vlerësimi i praktikave profesionale përmes kornizës së kompetencave për studentët kandidatë për mësues” të financuar nga AKKSHI në kuadër të Programit Kombëtar të Kërkim - Zhvillimit 2022 – 2023, organizon Konferencën kombëtare “Zhvillimi i kompetencave të studentëve kandidatë për mësues përgjatë praktikës profesionale” Qëllimi i projektit ishte modernizimi i praktikave profesionale përmes hartimit të një kornize kompetencash profesionale për studentët kandidatë për mësues. Kjo konferencë do të shërbejë për të prezantuar punimet shkencore të prodhuara në kuadër të projektit, lidhur me metodologjinë, gjetjet, rekomandimet,etj, të cilat do të ndahen dhe diskutohen me studiues nga fusha e edukimit, pedagogë, punonjës arsimorë të sistemit arsimor parauniversitar dhe studentë të mësuesisë.
Në kuadër të 16 ditëve të sensibilizimit kundër dhunës me bazë gjinore e ftuar nderi në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, autorja e mirënjohur Helena Kadare, ka përcjellë mesazhe sensibilizimi dhe solidariteti.
"Ne sot duhet të thyejmë steriotipet e krijuara në shoqëri për gruan. Të trajtojmë këtë plagë të hershme dhe ekzistuese në shoqërinë njerëzore. Një botë që respekton gjininë femërore është më pranë perfeksionizmit."