Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Historiku i fakultetit  ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njësitë përbërëse  ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike , Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave mjekesore teknike ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Simpozium Shkencor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike është zhvilluar Simpoziumi Shkencor "Ndikimi i COVID-19 në organizimin dhe menaxhimin e sistemit shëndetësor, implementimi i një modeli epidemiologjik matematikor"

Ky aktivitet shënoi përmbylljen me sukses të projektit të parë të fituar nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në bashkëpunim me Departamentin e Matematikës, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Agjencinë e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.

Më shumë

Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.dr. Skender Topi, zhvilloi një takim me doktorantët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike

Pjesëmarrës në këtë takim ishin, zëvendësrektorja për kërkimin shkencor, dekani dhe personeli akademik i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe profesorë të ftuar nga Universiteti i L'Aquila, Itali, të cilët ndanë me doktorantët rekomandime, udhëzime dhe këshilla të vlefshme në kërkimin e tyre shkencor.

Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.dr. Skender Topi, zhvilloi një takim me doktorantët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike

Leksion i Hapur në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Në kuadër të marrëveshjes me Universitetin e "Tampere University of Applied Science” Finlandë, Departamenti i Infermieristikës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, zhvilloi leksionin e hapur me temë “Genomics, The future of Nursing” si fjala e fundit dhe sfida aktuale e infermieristikës. Leksionet u mbajtën nga Prof. Arja Halkoaho, aktualisht Principal Lecturer dhe lidere e “Genetic and Genomic Nursing Education – GenoNurse”, si edhe Senior Lecturer, Msc/PhD Cand. Mari Laaksonen. Leksioni u ndoq me mjaft interes nga personeli akademik dhe studentët e këtij fakulteti.

Leksion i Hapur në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, u zhvillua ceremonia e dhurimit të pajisjeve teknologjike mësimore nga Ambasada e Kinës në Shqipëri, për Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"

Morën pjesë në këtë ceremoni, këshilltari Wang Dexin, zëvendësrektori Peçi Naqellari dhe profesor Shkëlqim Hidri, dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Këshilltari Wang Dexin, pati shkëmbime miqësore me pedagogët dhe studentët mbi marrëdhëniet Kinë-Shqipëri, bashkëpunimin e arsimit të lartë dhe shkëmbimet kulturore midis dy vendeve.

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, u zhvillua ceremonia e dhurimit të pajisjeve teknologjike mësimore nga Ambasada e Kinës në Shqipëri, për Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"

Workshop me temë “Sporti gjithëpërfshirës”, organizuar në Universitetin e Elbasanit

Në kuadër të projektit "Ne jemi kampionë", Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike  në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit, si dhe Organizatën Special Olympics Albania, zhvilluan workshopin me temë "Sporti gjithëpërfshirës".

Qëllimi i këtij workshopi, ishte rritja e pjesëmarrjes së të rinjve vullnetarë në këtë projekt, angazhimi i të cilëve do t’u vlente studentëve edhe si praktikë pune pranë UST, por njëkohësisht edhe si eksperiencë mbi sportin e unifikuar.

Në përfundim të trajnimit, kjo eksperiencë u finalizua me dhënien e një certificate të njohur ndërkombëtarisht.

Workshop me temë “Sporti gjithëpërfshirës”, organizuar në Universitetin e Elbasanit