Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Zhvillohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, takimi në kuadër të "Ditët e informimit të maturantëve"

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", është zhvilluar takimi me personelin e Zyrës Vendore Arsimore Elbasan dhe drejtorët e shkollave të mesme, në kuadër të "Ditët e informimit të maturantëve", me qëllim njohjen dhe informimin e nxënësve maturantë me institucionet e Arsimit të Lartë.

Veprimtaria shërben për njohjen e maturantëve më nga afër me universitetin, programet e studimit, personelin akademik etj.

Më shumë

Prezantohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, projekti "Ringjallja e Zanateve tradicionale përmes brezit të ri"

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", është lancuar projekti "Ringjallja e Zanateve tradicionale përmes brezit të ri", një bashkëpunim midis Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Shoqatës "Tjetër Vizion".

Ky projekt ka si qëllim edukimin jo-formal të të rinjve në Bashkinë Elbasan, ofrimin e zhvillimit të aftësive të të rinjve nëpërmjet këshillimit dhe orientimi i tyre drejt sipërmarrjes artizanale.

Më shumë

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” sesioni informues nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Është zhvilluar në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", sesioni informues nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për projektet e CleanScore, Master & Internship në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, programin LEAD Albania, si dhe fillimin e bashkëpunimit për projektin READ (Research Expertise from Academic Diaspora).

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimeve që vazhdimisht ka Universiteti Elbasanit "Aleksandër Xhuvani, ku në qendër janë personeli akademik dhe studentët.

Më shumë

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” workshopi me temë “Bankat dhe Pandemia"

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", Bordi Këshillimor i Biznesit, organizoi Workshopi-n me temë "Bankat dhe Pandemia". Gjatë këtij takimi, për studentët u  trajtua impakti i krijuar përgjatë pandemisë në ecurinë e ekonomisë dhe roli i sektorit bankar në mbështetjen e konsumatorit.

Z.Altin Turhani, Menaxher i përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare Dega Elbasan, e nisi fjalën e tij, duke shprehur falenderim të veçantë për Rektorin Prof.dr. Skender Topi, për përkujdesjen e treguar në mundësimin e aktiviteteve që lidhin teorinë me praktikën dhe në krijimin e hapësirave për studentët, për ta parë më mirë të ardhmen e tyre.

Më shumë

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, sesion leximi me studentët e gjermanistikës

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u organizua një sesion leximi me studentët e gjermanistikës mbi librin historik "Roli i marinës gjermane në luftën e Kosovës 1998/99, të historianit Dr.phil. Heiko Herold. 

Në prezantimin e tij, Dr.Herold, ndau me studentët eksperiencën e tij në krijimin e librit, duke mos munguar në fund dhe dhurimi i 2 librave për biblotekën e universitetit.

Më shumë

Organizohet sesioni informues “Punime kërkimore në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar" midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizoi në ambjentet e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", sesionin informues për prezantimin e thirrjes "Punime kërkimore në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar", midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Z.Marin Beluli, Oficer i Antenës Elbasan, i prezantoi studentët me programin IPA, tematikat dhe prioritetet, strukturat përgjegjëse për zbatimin dhe objektivat kryesore të tij, kriteret dhe udhëzimet e nevojshme për aplikimin nga ana e studentëve për punën kërkimore.

Më shumë