Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” sesioni informues nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim
Është zhvilluar në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", sesioni informues nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për projektet e CleanScore, Master & Internship në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, programin LEAD Albania, si dhe fillimin e bashkëpunimit për projektin READ (Research Expertise from Academic Diaspora).
Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimeve që vazhdimisht ka Universiteti Elbasanit "Aleksandër Xhuvani, ku në qendër janë personeli akademik dhe studentët.