Organizohet sesioni informues “Punime kërkimore në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar" midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizoi në ambjentet e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", sesionin informues për prezantimin e thirrjes "Punime kërkimore në kuadër të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar", midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Z.Marin Beluli, Oficer i Antenës Elbasan, i prezantoi studentët me programin IPA, tematikat dhe prioritetet, strukturat përgjegjëse për zbatimin dhe objektivat kryesore të tij, kriteret dhe udhëzimet e nevojshme për aplikimin nga ana e studentëve për punën kërkimore.
Në fjalën e tij, theksoi rëndësinë që ka angazhimi i studentëve në bashkëpunim me pedagogët, puna kërkimore e të cilëve do të kontribuonte, jo vetëm në suksesin e tyre akademik, por dhe në aspektet socio-ekonomike.