Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Organizohet në Universitetin e Elbasanit, takimi i Erasmus+ Mobility Caffe

Universiteti i Elbasanit, organizoi për të dytin vit radhazi takimin Erasmus + Mobility Caffe, me studentë përfitues të programit Erasmus+ dhe Spinaker. Ky takim i kthyer në një traditë në Universitetin e Elbasanit, është një mundësi shume e mirë për studentët, për të shkëmbyer eksperiencat, idetë dhe informacione të dobishme, të cilat i shkruajnë edhe në bllokun e kujtimeve të Erasmus+.

Ky program prej vitesh, mundëson mobilitetin e studentëve në të tre ciklet e studimit në sajë të marrëveshjeve të shumta me universitetet partnere.

Organizohet në Universitetin e Elbasanit, takimi i Erasmus+ Mobility Caffe

Zhvillohet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike Simpoziumi Shkencor "Mbi studimin dhe vlerësimin e shëndetit mendor në periudhën Post COVID, në grupmoshat 15-24 vjeç"

Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Elbasanit, u zhvillua Simpoziumi Shkencor mbi rezultatet e studimit shkencor te Projektit me titull "Mbi studimin dhe vlerësimin e shëndetit mendor në periudhën Post COVID, në grupmoshat 15-24 vjeç". Ky projekt vjen si pjesë e projekteve të fituara në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor.

Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof.as.dr. Elvira Fetahu, në fjalën e saj, theksoi angazhimin e përbashkët për implementimin dhe suksesin e projekteve, thellimin e njohurive në fushën përkatëse, si edhe përditësimi i njohurive për studentët, për të qenë më konkurrues në tregun e punës.

Më shumë

Takim me nxënës nga shkolla profesionale “Faik Konica” Ferizaj, Kosovë në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Profesionale, Elbasan

Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit në Universitetin e Elbasanit, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Profesionale” Elbasan, organizoi një takim informues me një grup nxënësish nga shkolla profesionale “Faik Konica” Ferizaj, Kosovë.

Takimi u bë i mundur në sajë të binjakëzimit mes dy shkollave profesionale dhe fillimisht nxënësit u pritën në Korpusin kryesor të universitetit, ku u informuan mbi paketën akademike, infrastrukturën, mbështetjen e stafit akademik dhe ndihmësakademik, si edhe mundësitë e shumta, për zgjedhjen e rrugëtimit të tyre akademik në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani".

Më shumë

a-STEP Cost Action organizoi të parin trajnim (Training School) në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani"

a-STEP Cost Action organizoi të parin trajnim (Training School) në Universitetin e Elbasanit  "Aleksandër Xhuvani", në datat 3-4 korrik 2023 ku bëri bashkë rreth 30 pjesëmarrës nga 8 shtete, si Shqipëria, Irlanda, Austria, Portugalia, Karolina e Veriut, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Bullgaria.

Tema e trajnimit "Building Bridges with Participatory Research" mblodhi bashkë doktorantë, kërkues të rinj dhe postdoktorantë, kërkimet e të cilëve janë të lidhura me individët me aftësi ndryshe  dhe sidomos me individët me çrregullime të spektrit të autizmit, si edhe me paaftësi intelektuale.

Më shumë

Universiteti i Elbasanit zhvillon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Praktikave Profesionale

U zhvillua për të tretin vit radhazi, ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të Praktikave Profesionale të zhvilluara në Universitetin e Elbasanit.

Në fjalën e saj, zëvendësrektorja Prof. Elvira Fetahu, theksoi rëndësinë e praktikës profesionale në përparimin e një studenti në karrierën e tij të ardhshme dhe inkurajoi të pranishmit të vazhdojnë angazhimin e tyre në fushat e dëshiruara.

Universiteti i Elbasanit, mirëpret vit pas viti të rinj dhe të reja përfitues të programit të nxitjes së punësimit, duke garantuar fitimin e një përvoje kualifikuese dhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale dhe personale.

Universiteti i Elbasanit zhvillon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Praktikave Profesionale

Tryezë diskutimi në Universitetin e Elbasanit në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe Institutin Parlamentar

Fondacioni Westminster për Demokraci, në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit dhe Institutin Parlamentar zhvilluan një tryezë diskutimi me temë "Rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e vlerësimit të hapësirave për korrupsion në legjislacionin shqiptar".

Kjo tryezë bëri bashkë profesionistë ligjorë, akademikë dhe studentë, për të eksploruar kornizat teorike, rastet studimore dhe qasjet praktike, për të rritur transparencën, pasuruar kurrikulën universitare si edhe identifikimin e mundësive të bashkëpunimit mes botës akademike dhe politikbërësve.

Tryezë diskutimi në Universitetin e Elbasanit në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe Institutin Parlamentar

situs toto